Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për vdekejn e Eqrem Kreyziut. Abdixhiku ka thënë se Kosova ka humbur një intelektual të shquar, një veprimtar të orëve të para dhe një shërbyes të përkushtuar të institucioneve të saj.
“Profesor Eqremi ishte pjesë e brezit themeltar të LDK-së dhe bashkudhëtar i palëkundur i presidentit Rugova. Për më shumë se dy dekada udhëhoqi Degën e LDK-së në Prizren, shërbeu si nënkryetar i parë i LDK-së, deputet e kryetar i Komunës së Prizrenit në vitet e para e më të vështira të lirisë”, shkruan Abdixhiku.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

