Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar sot para mediave se deputetëve të Kuvendit po u mohohet e drejta për të ushtruar mandatin e fituar në zgjedhje.
Tahiri tha se mandati i deputetit buron nga vullneti i qytetarëve dhe se askush nuk mund ta pengojë ushtrimin e tij.
“Mandati i deputetit buron nga populli dhe askush nuk guxon të na e marrë. 120 deputetëve nuk po u lejohet ushtrimi i mandatit të fituar në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.
Ai theksoi se të gjithë deputetët janë të barabartë në ushtrimin e mandatit dhe se një deputet nuk mund t’ia mohojë mandatin një deputeti tjetër.
“Deputeti është i barabartë me deputetin tjetër, nuk mund t’ia marrë mandatin. Kjo është shkelje e të drejtës themelore në demokraci dhe shkelje e të drejtave të njeriut”, tha Tahiri.

