Trajneri i njohur kroat, Nenad Shoshtariq, është përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Shoshtariq u prezantua të mërkurën pasdite në një konferencë për shtyp që u mbajt në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, i ka dëshiruar mirëseardhje eksperit të njohur kroat, duke thënë se Shoshtariq tashmë është bashkëpunëtor i dëshmuar i federatës sonë.
Presidenti Kolgeci ka thënë se me Shoshtariqin në krye të shtabit teknik synohen suksese të reja të Kombëtares sonë.
Në fjalën e tij, Shoshtariq ka thënë se synimi i madh është kualifikimi me Kosovën në një ngjarje të madhe, Evropian apo Botëror.
Ai ka shtuar se nuk ka çka të dëshmojë në hendboll, duke e vlerësuar punën te Kosova si sfidë.
Selektori Shoshtariq foli edhe për Lojërat Mesdhetare, që fillojnë më 21 gusht në Taranto të Italisë.
Ka thënë se kjo ngjarje do të shërbejë si përvojë shumë e vlefshme për vajzat tona të reja.
Shoshtariq menjëherë e nisi punën me Kombëtare.

Biografia e z. Nenad Shoshtariq, selektor i Kombëtares A të Kosovës në hendboll (femrat)
Nenad Shoshtari (67-vjeçar), ka karrierë shumë të gjatë dhe shumë të suksesshme në hendboll.
E ka drejtuar me sukses Kombëtaren A të Kroacisë (femrat) në tri periudha të ndryshme: 1997-1998, 2001-2003, 2017-2023.
Në Kampionatin Evropian 2020, e udhëhoqi Kroacinë drejt medaljes së bronztë, që është suksesi më i madh i kësaj Kombëtareje.
Në Botërorin 1997, me Kroacinë u rendit në vendin e gjashtë.
Ka drejtuar edhe Kombëtaret U18, U19 dhe U20 të Kroacisë (vajzat).
Shoshtariq ishte edhe selektor i Jordanisë për meshkuj dhe femrave. E udhëhoqi drejt vendit të tretë me të dy gjinitë në Lojërat Pan-Arabe në vitin 1999.
Shoshtariq ka suksese të shumta edhe në nivel klubesh.
Me Lokomotiva Zagrebin e ka fituar garën “Challenge Cup” në vitin 2017.
Me Krash Zagreb ishte finalist në Kupën e Fituesve të Kupave.
Me Lokomotiva Zagreb ishte edhe dy herë të tjera në gjysmëfinale të Challenge Cup.
Ka tituj të Kroacisë dhe suksese të tjera me klube në Kinë, Emirate të Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera.
Gjatë karrierës si trajner, të cilën e nisi në vitin 1990, ka fituar shumë çmime e mirënjohje individuale. Disa herë është shpallur trajneri më i mirë i Kroacisë.
Së fundi ishte trajner i Zagrebit (meshkujt), skuadër që garon në Ligën e Kampionëve.
Është ligjërues i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dhe ligjërues i Federatës Evropiane të Hendbollit. Ka shumë publikime që kanë të bëjnë me hendbollin dhe ligjëron vazhdimisht për trajnerë në shumë vende evropiane.
Kliko ketu per postimin e plote