Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon të devijojë rrjedhën e lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. Retorika radikale si shenjë force apo dobësie?
Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovëkanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiq përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiq, se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”, shkruan DW, transmeton kosovaPress.
Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues ka shkaktuar shumë shqetësim në Kosovë dhe në qarqet ndërkombëtare.
Prishtina thekson se e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve ujore ndërkufitare ndalojnë shprehimisht përdorimin e ujit si armë ose mjet presioni politik. Ibri është një rrjedhë ujore ndërkombëtare, e cila fillon në Mal të Zi, rrjedh nëpër Kosovë dhe më tej nëpër Serbinë Qendrore ku derdhet në Moravën Perëndimore. Me ndryshimin e rrjedhës, do të rrezikoheshin edhe vendet e tjera në pellgun e Danubit.
Ëndrrat epike të Aleksandar Vuçiqit
Ekspertët në Serbi paralajmërojnë se kjo është një punë shumë e madhe që mund të zgjasë me dekada. Do të kërkonte shuma të mëdha parash, dhe ridrejtimi i rrjedhës natyrore të lumit përmes terrenit shkëmbor të Maleve Dinarike do të kërkonte punime të gjera tokësore, ndërtimin e tuneleve dhe digave.
Një ndërhyrje e tillë do të kërcënonte gjithashtu një katastrofë ekologjike në të gjithë pellgun e lumit. Profesori në pension i inxhinierisë hidraulike dhe hidrologjisë, Jovan Despotoviq, i tha FoNet se deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë “si të ecurit në gjumë dhe se ky është një projekt që nuk mund të zbatohet në një kohë të shkurtër pa shkatërruar kodra e male, dhe as nuk merret në konsideratë sipas rregulloreve evropiane”.
Ide të reja megalomane
Kur bëhet fjalë për Presidentin e Serbisë, është e vështirë të thuhet se atij i mungojnë idetë megalomane. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të vlerësohet nëse kjo është një performancë tipike për audiencën vendase që do të harrohet shpejt, apo nëse ai e mendon vërtet.
Sidoqoftë, Vuçiqnjoftoi se kishte iniciuar formimin e një grupi pune të përbërë nga inxhinierë dhe ekspertë ndërtimi, i cili do të shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai e sheh këtë si të drejtë sovrane të Serbisë për ta bërë këtë në territorin e saj.
Ndërrimi i rrjedhës së lumit Ibër lindi si një ide në vitin 1985, e meqenëse Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) u punua gjatë atyre viteve, ai përmendet shpesh në atë kontekst politik, por ideja përfundimisht u braktis.

