Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale Arben.Spasolli, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me 27 maj 2026 në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës Erduan Ibrahimi, i pandehuri Arben Spasolli, ka privuar nga jeta viktimën në mënyrë tinëzake dhe mizore, ashtu që ka shkuar në banesën e viktimës i cili në banesë ishte së bashku me të dëmtuarin S.I., dëshmitarin I.M., dhe vajzën e tij të mitur gjashtë (6)-vjeçare.
Në momentin që viktima ia hapë derën të pandehurit, i njëjti i flet viktimës, e përqafon dhe ja uron festën e Kurban Bajramit, hyn brenda në kuzhinë dhe papritmas nxjerr armën e ftoftë – thikën dhe e prenë viktimën në regjionin e përparmë të qafës – duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse viktimës ende pa arritur të dërgohet në spital.
Po ashtu, pas këtij veprimi, i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit S.I., duke tentuar ta privojë nga jeta duke tentuar ta godasë në fyt, mirëpo i dëmtuari arrin të shmanget nga goditja e thikës, ashtu që i pandehuri e godet direkt në fytyrë saktësisht në hundë dhe buzë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale të cilat ia vë në barrë kjo aktakuzë, dhe t’ia shqiptojë dënim meritor sipas ligjit.

