Enj. Nën 5th, 2026

Ramush Haradinaj përkujton Skender Çekun në 28-vjetorin e vdekjes

Ish – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Kosovës, gjeneralmajor Skender Çekut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj e ka cilësuar Çekun si vizionar, strateg dhe udhëheqës, duke shprehur mirënjohje për shërbimin e tij ndaj atdheut.

“28 vjet pa vizionarin, strategun e udhëheqësin, hero i Kosovës, gjeneralmajor Skender Çeku! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Postime të Ngjashme