Pre. Gus 14th, 2026

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar sot aksione në zonën e Prishtinës, ku janë realizuar disa shkyçje të konsumatorëve që kanë borxhe për shërbimet e ujësjellësit.

Sipas KRU “Prishtina”, shkyçjet janë bërë ndaj konsumatorëve me borxhe që variojnë nga 500 deri në 3 mijë euro.

Gjatë aksionit, ekipet e kompanisë kanë identifikuar edhe një numër të lidhjeve ilegale të ujit, ndaj të cilave janë ndërmarrë masat përkatëse.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit, në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar keqpërdorimin e ujit dhe për të rritur pagesat për shërbimet e ofruara.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe të mos përdorin lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Postime të Ngjashme