Pre. Gus 7th, 2026

Trump firmos urdhra që synojnë shtetësinë përmes të drejtës së lindjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi të enjten dy urdhra ekzekutivë, të cilët, sipas Shtëpisë së Bardhë, zgjerojnë përkufizimin e personave që nuk janë të kualifikuar për shtetësi me të drejtë lindjeje dhe ndalojnë “turizmin e lindjes”.

Kufizimi i shtetësisë me të drejtë lindjeje ka qenë një nga prioritetet kryesore në goditjen e presidentit republikan ndaj imigracionit, raporton Reuters.

Një përpjekje e mëparshme e Trumpit u refuzua nga Gjykata Supreme e SHBA-së në qershor, duke e shtyrë atë t’i bënte thirrje Kongresit të vepronte.

Postime të Ngjashme