Enj. Gus 6th, 2026

Nagavci: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje për presidentin

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës, duke theksuar se kjo është përgjegjësi kushtetuese dhe politike e të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Sipas saj, qytetarët presin përgjegjësi dhe jo bllokada institucionale, ndërsa rikthimi i vendit në zgjedhje të reja nuk është zgjidhje. Nagavci tha se Vetëvendosje ka kërkuar kohë shtesë për t’u dhënë mundësi bisedimeve të prodhojnë një marrëveshje në interes të shtetit.

Postime të Ngjashme