Mër. Gus 5th, 2026

Katari: Ka përparim drejt përfundimit të luftës SHBA-Iran

Katari ka bërë të ditur se ndërmjetësit kanë shënuar përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Deklaratat e Dohas kanë rritur shpresat për një marrëveshje diplomatike, duke ndikuar edhe në uljen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, tha se kontaktet diplomatike kanë arritur në “faza shumë të avancuara”, ndërsa Katari, Pakistani dhe Omani po ndihmojnë në ndërmjetësimin mes Uashingtonit dhe Teheranit, raporton Reuters, .

Edhe zyrtarët amerikanë kanë shprehur optimizëm. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se është bërë përparim në bisedime, por marrëveshja përfundimtare ende nuk është arritur.

Ndërkohë, Irani ka mohuar se po zhvillon negociata direkte me SHBA-në, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se bisedimet tashmë kanë nisur.

Postime të Ngjashme