Kompania përgjegjëse për punimet në rrugën rajonale R110 Malishevë–Arllat ka njoftuar se një pjesë e këtij aksi është mbyllur përkohësisht për qarkullim.
Sipas njoftimit, për shkak të zhvillimit të punimeve dhe injektimit të pilotave në segmentin Tërpezë e Ulët, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë përkohësisht.
Për të shmangur bllokimin e trafikut, automjetet do të devijohen përmes bypass-it alternativ, i cili do të shërbejë deri në përfundimin e kësaj faze të punimeve.

