Mar. Gus 4th, 2026

Zjarri në Matiqan, zjarrfikësit: Nuk ka të lënduar, flakët janë lokalizuar

Një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës në lagjen Matiqan të Prishtinës.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Sipas tij, njoftimi për rastin është pranuar rreth orës 21:50, ndërsa objekti i përfshirë nga flakët është një shtëpi dykatëshe me garazh.

“Është një shtëpi dykatëshe që ka edhe një garazh. Kulmi i shtëpisë është përfshirë nga flakë të mëdha, por ekipet kanë intervenuar me kohë dhe zjarri është lokalizuar. Ekipet kujdestare vazhdojnë të jenë në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit”, deklaroi Shkodra.

Postime të Ngjashme