Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka kritikuar thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, duke e cilësuar këtë zhvillim si një gjë që vjen në kohën më të keqe të mundshme për subjektin e tij politik.
Ferati në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se nuk ka pasur ndonjë urgjencë që të mbahet ky Kuvend.
“Iniciativa nuk është në kohën më të mirë të mundshme, përkundrazi është në kohën më të keqe të mundshme që është LDK-ja dhe mendoj që nuk ka pasur urgjencë”, deklaroi ai.
Sekretari i LDK-së gjithashtu tha se ka pasur mjaftueshëm kohë për t’i trajtuar problemet e brendshme.
“Ka pasur mjaftueshëm kohë që me prit deri në Kuvendin e rregullt edhe ka pasur mjaftueshëm kohë me i trajtuar këto probleme brenda,” u shpreh Ferati.’

