Një person është ndaluar në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 27 korrik 2026, rreth orës 13:15, në hyrje të Kosovës. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë të lëshuara nga Serbia, certifikata të martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

