Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Özkan Ulutaş, ka pritur në një vizitë lamtumirëse ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik të ambasadorit Angılı në Kosovë.
Me këtë rast, gjeneralmajori Ulutaş shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kishte me ambasadorin turk gjatë mandatit të tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.
KFOR ritheksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

