Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mesnatë në rrugën Shkup-Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline shihen disa vetura të cilat janë përplasur në mes vete. Dyshohet se në këtë aksident të rëndë trafiku ka edhe të vdekur.
Në vendin e ngjarjes janë parë forcat e rendit si dhe autoambulanca.

