Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 16,1 % në muajin qershor 2026, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 578,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 498,3 milionë euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me vetëm 15,0 %.
Rritja e importeve ka vazhduar të tejkalojë ritmin e eksporteve edhe gjatë muajit qershor 2026, duke e çuar deficitin tregtar të Kosovës në nivel edhe më të lartë.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vlera e deficitit tregtar arriti në 578,3 milionë euro, ose 16,1 për qind më shumë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kur deficiti ishte 498,3 milionë euro.
Gjatë muajit qershor, eksportet e mallrave arritën në 102 milionë euro, ndërsa importet në 680,3 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, eksportet shënuan një rritje prej 26,9 për qind, ndërsa importet u rritën për 17,6 për qind. Megjithatë, pavarësisht rritjes së eksporteve, ato mbuluan vetëm 15 për qind të vlerës së importeve./Monitor/

