KOSOVË
ipas të dhënave meteorologjike, sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i freskët për këtë periudhë të vitit. Gjatë ditës priten intervale të shkurtra me diell, por në pjesën më të madhe të vendit do të dominojnë vranësirat. Parashihen reshje shiu, të shoqëruara herë pas here me zhvillime lokale të reve konvektive.
🌡️ Temperaturat:
* ⬇️ Minimale: 9°C – 13°C
* ⬆️ Maksimale: 17°C – 20°C
📉 Temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta krahasuar me mesataren e ditëve të fundit.
💨 Era:Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi dhe veriu, me shpejtësi 1–11 m/s. Në intervale të shkurtra, era mund të jetë më e theksuar.
SHQIPËRI
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dendura shirat do të jenë në zonat Jugore dhe Qendrore.
Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të vranësirave dhe shirave nga Ultësira Perëndimore, duke i zhvendosur ato drejt zonave të Juglindjes. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes parashikohet largim i vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C, temperatura më e ulët e shënuar në Bajram Curri, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 28°C, përkatësisht në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 85 km/h në det të hapur nga drejtimi verior; për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 7 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura (mbi 15 l/m²). Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme, me shpejtësi mbi 50 km/orë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa zona do të jenë më të dendura. Në pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu..tEMPERATURA ME E ULET 10 NERSA ME E LARTA 27 GRADE CELCIUS.

