Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se mbrojtja e konsumatorëve dhe forcimi i mbikëqyrjes së tregut mbeten ndër prioritetet kryesore.
Kusari-Lila ka njoftuar se nga muaji gusht do të rritet numri i inspektorëve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut nga 25 në 43, ndërsa synimi është që deri në fund të vitit ky numër të arrijë në 100 inspektorë.
Sipas saj, rritja e kapaciteteve të inspektoratit synon të sigurojë mbrojtje më efektive për qytetarët nga manipulimet, mashtrimet dhe shkeljet në treg.
Ajo ka falënderuar inspektorët për angazhimin e tyre, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar aksione të ndryshme, përfshirë kontrollet në tregun e derivateve të naftës, inspektimin e njehsorëve elektrikë, kontrollin e etiketimit të produkteve ushqimore, si dhe inspektimet ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari pa licencë

