Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, mbrëmjen e 20 korrikut.
Sipas Policisë, hajdutët kanë depërtuar në objekt dhe kanë marrë para të gatshme, stoli ari, DVR-in e kamerave të sigurisë, si dhe një armë zjarri me leje bashkë me 100 fishekë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

