Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 09:00, pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në lidhje me përleshjen e armatosur mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqët”, e ndodhur gjatë vitit 2024 në lagjen Aktash të Prishtinës.

