Mar. Kor 21st, 2026

Trump dhe Infantino priten me fishkëllima në finalen e Botërorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja triumfoi 1:0 ndaj Argjentinës pas vazhdimeve.

Sipas The Guardian, Trump dorëzoi trofeun e kampionit për Spanjën, ndërsa më pas tentoi të qëndronte në podium gjatë festimeve të futbollistëve spanjollë.

Megjithatë, Infantino e largoi me qetësi nga skena, duke shmangur që presidenti amerikan të ishte pjesë e festës së ekipit fitues.

Gazeta britanike raporton se fishkëllimat u dëgjuan edhe kur Trump dhe Infantino dolën në fushë për ceremoninë përmbyllëse, ndërsa zhurma në stadium u rrit ndjeshëm në momentin e hyrjes së presidentit amerikan.

Kjo ishte paraqitja e parë e Trump në një ndeshje të Kupës së Botës 2026 dhe njëkohësisht hera e parë që një president në detyrë i SHBA-së mori pjesë në finalen e Botërorit të zhvilluar në territorin amerikan.

KosovaPress

Postime të Ngjashme