Enj. Kor 16th, 2026

Aksident mes autobusit dhe veturës te Konviktet e Studentëve, krijohen kolona në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Konvikteve të Studentëve në Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë, .

Si pasojë e përplasjes janë krijuar kolona të gjata automjetesh dhe është rënduar qarkullimi në këtë pjesë të kryeqytetit. Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.

Ndërkohë, trafiku në Prishtinë që nga orët e hershme të mëngjesit është mjaft i ngarkuar, pasi disa rrugë janë mbyllur për shkak të punimeve në infrastrukturë, duke shkaktuar vështirësi shtesë në qarkullim

Postime të Ngjashme