KOSOVË
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell.
Në disa rajone të vendit parashihen riga lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.
SHQIPËRI
⛅️ Ditën e enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash. Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 39 grade celciu.
🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 14m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale ditore nga 31 deri në 37°C.

