Mër. Kor 15th, 2026

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

Të mërkurën janë dorëzuar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sic po raportohet në media dorëzimin e këtyre nënshkrimeve e kanë bërë deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe kryetari i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi.

Kjo iniciativë është ndërmarrë me synimin për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, pasi partia u rendit sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.

Më herët, Abdixhiku kishte refuzuar kërkesat e disa degëve të partisë për të dhënë dorëheqje.

Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi përbëhet nga 355 delegatë, ndërsa për thirrjen e tij nevojiten të paktën 118 nënshkrime. Pas dorëzimit të nënshkrimeve, Kryesia e partisë obligohet që ta thërrasë Kuvendin brenda 60 ditësh.

Postime të Ngjashme