Tregu mobil është rikthyer në kryeqytet. Drejtoresha Jeta Rafuna ka thënë se ky treg e afron prodhimin vendor me qytetarët.
Tregu do të jetë tri herë në javë në tri sheshet kryesore të Prishtinës: “Zahir Pajaziti”, “Bill Klinton” dhe “Adem Jashari”.
“Si Drejtori e Bujqësisë, do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e kushteve sa më të mira për fermerët dhe prodhuesit vendorë, sepse besojmë se një bujqësi e fortë është themel i një kryeqyteti të zhvilluar.
Ftoj të gjithë qytetarët ta vizitojnë tregun mobil, të zgjedhin produkte të freskëta vendore dhe përmes çdo blerjeje, të mbështesin punën e palodhshme të bujqve tanë.
Së bashku, forcojmë bujqësinë vendore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit”, shkruan Rafuna në njoftim.

