Një shtetas i Turqisë është arrestuar në qendër të kryeqytetit, pasi për të kishte urdhër-arrest ndërkombëtar.
Për të dyshuarin kishte urdhër-arrest nga 2018-ta dhe 2022-ta, të lëshuara nga Mali i Zi dhe Turqia, .
Pasi u arrestua në rrugën “Luan Haradinaj”, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Në përkim me procedurat ligjore, ai do të ekstradohet në bashkëpunim me shtetin turk dhe atë malazez.

