Hën. Kor 13th, 2026

Mexhiti: Në vendkalimin ilegal në Bit Pazar ose vendosim semafor, ose e prishim urën

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se po shqyrtohen dy opsione për vendkalimin ilegal në Bit Pazar të Shkupit.

Mexhiti tha se ky vendkalim duhet të rregullohet për shkak të tregtarëve, të cilët e shohin si të domosdoshëm këtë vendkalim.

“Jemi duke shqyrtuar dy opsione. Opsioni më i mundshëm është vendosja e semaforit dhe opsion tjetër është rrënimi i urës, nëse do të jetë pengesë ajo, me që nuk është në funksion të plotë, pra nuk shfrytëzohet nga qytetarët, mund të jetë opsion edhe prishja e urës, për ta rregulluar atë vendkalim, për shkak se ka nevojë, ajo një kohë u mbyll mirëpo me kërkesë të Bit Pazarit, ku ka shumë familje që sigurojnë ekzistencën, është rikrijuar vendkalimi, për interes të biznesit”, pohoi Mexhiti.

Postime të Ngjashme