Lajm i shkëlqyer për natyrën dhe qytetarët tanë! Kosova ka siguruar një mbështetje financiare prej 206.4 milionë eurosh nga BE, e cila ndahet në 180.5 milionë euro nga programet IPA (2026-2027) dhe 25.9 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.
Nga kjo pako, mbështetja kryesore i dedikohet mjedisit! 44 milionë euro do të investohen drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor. Reformat tona nga Pakoja e Madhe e Largimit të Mbeturinave dhe reforma për krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar të mbeturinave, e deri tek zbatimi i projekteve të bazuara në natyrë për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve tanë dhe menaxhimin e vërshimeve po vlerësohen maksimalisht. Me miratimin e këtyre fondeve, ne po bëjmë një hap të madh për të përmirësuar dhe mbrojtur4 mjedisin tonë.Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen e jashtëzakonshme. Këto investime do të përkthehen në zhvillim të pastër dhe të qëndrueshëm për të gjithë vendin tonë!
Ministrja Pacolli thotë se 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian do jepen për mjedisin dhe klimën!

