Enj. Kor 9th, 2026

Gjenden dy granata dore në bodrumin e një shtëpie në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë janë gjetur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 8 korrik 2026 nga një grua, e cila gjatë pastrimit të bodrumit të shtëpisë kishte hasur në dy granata dore të dyshuara.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë pastrimit të shtëpisë në bodrum kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera – granata dore. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas sigurimit të zonës, njësiti për deminim i EOD-së ka larguar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt, pa u shënuar incidente.

Postime të Ngjashme