Enj. Kor 9th, 2026

Kanosën me armë dy viktima në Ferizaj nga 16 vjeçari

Mbrëmë rreth orës 23:40, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të dyshuar të kanosjes me armë zjarri.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personat e përfshirë në incident. Në stacionin policor janë shoqëruar dy viktimat dhe një person i dyshuar.

Tek i dyshuari, F.A. (16 vjeç), gjatë kontrollit është gjetur në posedim një pistoletë me gas, me 6 fishekë.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy viktimat, ndërsa personi i dyshuar, për shkak se ndodhej nën ndikimin e alkoolit, nuk ka qenë në gjendje të intervistohej.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Postime të Ngjashme