Mër. Kor 8th, 2026

Gjyqtarët anglezë nuk lejohen të gjykojnë ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës/Praktikë e kahmotshme e FIFA

FIFA vazhdon të zbatojë një praktikë të kahershme, sipas së cilës gjyqtarët nga Anglia nuk caktohen për të drejtuar ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës.

Ky vendim lidhet me ndjeshmërinë historike që pasoi Luftën e Ishujve Falkland (Malvinas) në vitin 1982, me qëllim shmangien e çdo polemike apo perceptimi për konflikt interesi në ndeshjet e “Albiceleste”, shkruan Indeksonline

Ky fakt rikthehet në vëmendje pikërisht në prag të çerekfinales së Kupës së Botës, ku Argjentina do të përballet me Zvicrën. Ekipi i Lionel Scalonit siguroi një vend mes tetë kombëtareve më të mira pas fitores dramatike 3:2 ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Zvicra avancoi pasi eliminoi Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.

🔴 𝗟𝗘𝗦 𝗔𝗥𝗕𝗜𝗧𝗥𝗘𝗦 𝗔𝗡𝗚𝗟𝗔𝗜𝗦 𝗢𝗡𝗧 𝗟’𝗜𝗡𝗧𝗘𝗥𝗗𝗜𝗖𝗧𝗜𝗢𝗡 𝗗’𝗔𝗥𝗕𝗜𝗧𝗥𝗘𝗥 𝗟𝗘𝗦 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗦 𝗗𝗘 𝗟’𝗔𝗥𝗚𝗘𝗡𝗧𝗜𝗡𝗘 𝗘𝗡 𝗖𝗢𝗨𝗣𝗘 𝗗𝗨 𝗠𝗢𝗡𝗗𝗘 ! 🚫🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿

Depuis la guerre des Malouines de 1982, la FIFA écarte les arbitres anglais des matchs de… pic.twitter.com/uc9Q8yzOPQ
— Vibes Foot (@VibesFoot) July 8, 2026

Për këtë arsye, edhe në sfidën ndaj Zvicrës nuk pritet të ketë një arbitër anglez, në përputhje me politikën që FIFA ka ndjekur prej dekadash për ndeshjet e kombëtares argjentinase në turnetë botërorë

Postime të Ngjashme