Mër. Kor 8th, 2026

Myftiu Naim ef. Tërnava, viziton kompleksin “Fshati i Lumtur”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti dhe nga përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, vizitoi kompleksin “Fshati i Lumtur”, i cili së fundmi i është dhënë në shfrytëzim Bashkësisë Islame të Kosovës nga Komuna e Gjilanit, për një periudhë prej 25 vjetësh.

Gjatë vizitës, Myftiu Tërnava u njoh nga afër me hapësirat dhe potencialin që ofron ky kompleks, duke vlerësuar rëndësinë e tij për zhvillimin e aktiviteteve edukative, fetare, kulturore dhe sociale të Bashkësisë Islame.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen e tij ndaj institucioneve komunale të Gjilanit për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar se ky kompleks do të vihet në funksion të projekteve që do t’i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Postime të Ngjashme