Policia ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur në rrjete sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti kishte ndodhur, më 9 nëntor 2025.
“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi ai përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

