Enj. Nën 12th, 2026

đŸŒ€ïž Parashikimi i motit pĂ«r javĂ«n (06–10 korrik 2026)

Gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta.
đŸŒŠïž TĂ« hĂ«nĂ«n dhe tĂ« martĂ«n ka mundĂ«si pĂ«r riga lokale shiu, kryesisht tĂ« izoluara.
✅ NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, kushtet meteorologjike do tĂ« mbeten tĂ« favorshme pĂ«r zhvillimin e aktiviteteve tĂ« pĂ«rditshme dhe punimeve sezonale nĂ« bujqĂ«si.
🌞 E hĂ«nĂ« (06.07.2026)
đŸŒ€ïž Do tĂ« mbajĂ« mot kryesisht me diell dhe vranĂ«sira tĂ« pakta. VranĂ«sirat, vende-vende, mund tĂ« sjellin ndonjĂ« rigĂ« lokale shiu.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 10 dhe 13°C, ndĂ«rsa maksimalet e ditĂ«s do tĂ« arrijnĂ« 26 deri nĂ« 30°C.
💹 Do tĂ« fryjĂ« erĂ« e lehtĂ« deri mesatare nga veriperĂ«ndimi, me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

đŸŒ€ïž E martĂ« (07.07.2026)
đŸŒ€ïž Parashihet mot me diell dhe vranĂ«sira tĂ« shpĂ«rndara. VranĂ«sirat gjatĂ« ditĂ«s, kryesisht pasdite, mund tĂ« sjellin ndonjĂ« rigĂ« lokale shiu.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« 10 deri nĂ« 14°C, ndĂ«rsa maksimalet 25 deri nĂ« 28°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi dhe perĂ«ndimi, me shpejtĂ«si 1–6 m/s.

⛅ E mĂ«rkurĂ« (08.07.2026)
⛅ Do tĂ« mbajĂ« mot pjesĂ«risht i vranĂ«t.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 10 dhe 14°C, ndĂ«rsa maksimalet 26 deri nĂ« 29°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi, me shpejtĂ«si 1–7 m/s.

đŸŒ€ïž E enjte (09.07.2026)
đŸŒ€ïž Parashihet mot me diell dhe vranĂ«sira tĂ« pjesshme.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« 10 deri nĂ« 13°C, ndĂ«rsa maksimalet 24 deri nĂ« 27°C.
💹 Do tĂ« fryjĂ« erĂ« e lehtĂ« deri mesatare nga veriperĂ«ndimi, me shpejtĂ«si 1–6 m/s.

🌞 E premte (10.07.2026)
🌞 Do tĂ« mbajĂ« mot kryesisht me diell dhe vranĂ«sira kalimtare.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 8 dhe 12°C, ndĂ«rsa maksimalet e ditĂ«s do tĂ« arrijnĂ« 25 deri nĂ« 29°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi, me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

đŸŒŸ Kushtet agrometeorologjike

✅ GjatĂ« kĂ«saj jave, kushtet do tĂ« jenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« favorshme pĂ«r zhvillimin e kulturave bujqĂ«sore.
đŸŒ± Temperaturat e moderuara dhe vlerat relativisht tĂ« ulĂ«ta gjatĂ« natĂ«s do tĂ« krijojnĂ« kushte tĂ« mira pĂ«r rritjen dhe zhvillimin e kulturave pranverore, perimeve dhe pemĂ«tarisĂ«.
đŸŒŠïž Reshjet e lehta lokale tĂ« parashikuara tĂ« mĂ«rkurĂ«n pritet tĂ« freskojnĂ« shtresĂ«n sipĂ«rfaqĂ«sore tĂ« tokĂ«s, megjithĂ«se nĂ« shumicĂ«n e rajoneve nuk do tĂ« jenĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« plotĂ«suar nevojat ujore tĂ« bimĂ«ve.
💧 PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, sidomos nĂ« kulturat perimore dhe sipĂ«rfaqet e mbjella nĂ« toka me kapacitet mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r mbajtjen e lagĂ«shtisĂ«.
đŸŒŸ NĂ« shumĂ« rajone tĂ« KosovĂ«s kanĂ« filluar korrje-shirjet e grurit. Kushtet e motit gjatĂ« javĂ«s do tĂ« jenĂ« kryesisht tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r zhvillimin e kĂ«tyre punimeve, me ndĂ«rprerje tĂ« mundshme vetĂ«m lokalisht tĂ« mĂ«rkurĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« rigave tĂ« shkurtra tĂ« shiut.
🌿 Kushtet biometeorologjike
😊 Kushtet biometeorologjike do tĂ« jenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« favorshme pĂ«r shumicĂ«n e popullsisĂ«.
🌅 Temperaturat e kĂ«ndshme gjatĂ« mĂ«ngjesit dhe mbrĂ«mjes, si dhe mungesa e vapĂ«s ekstreme, do tĂ« ndikojnĂ« pozitivisht nĂ« mirĂ«qenien e qytetarĂ«ve.
❀ Personat me sĂ«mundje kronike pritet tĂ« kenĂ« mĂ« pak shqetĂ«sime krahasuar me periudhat me temperatura tĂ« larta.
💧 GjatĂ« ditĂ«s rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit tĂ«

Postime të Ngjashme