Llapi ka zyrtarizuar transferimin e radhës në merkato.
Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të djathtë Daniel Ivanov, i cili erdhi nga skuadra e Spartak Varnës.
Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva dhe bëhet blerja e 7-të në këtë merkato të verës.
Ivanov, kishte bërë plot 43 paraqitje me Spartak Varnën dhe kishte shënuar 3 gola dhe 2 asistime.

