Sht. Kor 4th, 2026

Në kampin Bondsteel, presidentja Haxhiu: Gëzuar 4 korrikun, Amerikë!

u.d.) Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu bashkë me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedonci ishin në kampin Bondsteel.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pata kënaqësinë të jem në Kampin Bondsteel, së bashku me pjesëtarët e Grupit për Mbështetje në Ballkan, për ta ndarë me ta këtë ditë të veçantë dhe festive.

Katër korriku na kthen te një nga parimet më fisnike të demokracisë, te vullneti i popullit si burim i lirisë dhe i pushtetit.

Për ne në Kosovë, kjo datë është e pandashme nga miqësia me Shtetet e Bashkuara, të cilat na janë gjendur pranë në çastet më të rënda dhe më përcaktuese të historisë sonë.

Ushtarëve dhe qytetarëve amerikanë ua përcolla urimet më të përzemërta për 250-vjetorin e Pavarësisë, bashkë me mirënjohjen për aleancën që na ka bashkuar në të kaluarën dhe vazhdon të na prijë drejt së ardhmes.

Gëzuar 4 korrikun”, ka shkruar ajo

Postime të Ngjashme