Janë krijuar kolona të gjata automjetesh në dalje të Republikës së Kosovës, si pasojë e fluksit të madh në pikat kufitare.
Sipas njoftimit zyrtar, kolonat kanë filluar të krijohen sot nga ora 04:00 e mëngjesit dhe aktualisht arrijnë në rreth 3.5 kilometra.
Shkak i pritjeve, sipas autoriteteve, është fakti se autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve, çka ka ngadalësuar qarkullimin në kufi.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) u ka bërë thirrje qytetarëve që, për informata shtesë lidhur me gjendjen në pikat kufitare, të kontaktojnë në numrat 045 198 000 dhe 045 198 606.
Autoritetet rekomandojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh pritjet e gjata në dalje të Kosovës.

