Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish ka refuzuar t’u përgjigjet mediave për hapat e ardhshëm të formimit të institucioneve.
I pyetur nga gazetarët nëse do ketë bisedime me partitë e tjera pas certifikimit të rezultateve, Kurti u shmang duke u përgjigjur duke thënë veç “faleminderit”.
Që prej certifikimit të zgjedhjeve, Kurti vazhdimisht i është shmangur pyetjeve të gazetarëve për t’i komentuar hapat e ardhshëm për formimin e institucioneve.

