Kosovë
🌥️ E premte (03.07.2026)
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të izoluara vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale.
🌡️ Temperaturat minimale: 13–16°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 25–28°C
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.
Shqipëri
⛅️🌦️Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellimesh dhe vranësira kryesisht në orët e mesditës dhe pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 12m/s .Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta 36 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
Maqedoni e veriut
Për ditën e premte, më 3 korrik 2026, në Maqedoninë e Veriut pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të herëpashershme. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, në disa zona mund të ketë zhvillim të vranësirave, të shoqëruara me reshje të izoluara shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29°C dhe 32°C

