Është vetëdorëzuar në polici një person i dyshuar për përfshirje në një rast të tentativës për vrasje, i cili kishte ndodhur më 7 mars 2021 në fshatin Shillovë të Gjilanit.
Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, më 1 korrik 2026 i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, është paraqitur vetë para autoriteteve.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
“VRASJE NË TENTATIVË”
Fsh. Shillovë, Gjilan / 07.03.2021 – 18:35. Lidhur me rastin, më 01.07.2026 është vet dorëzuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

