Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një ambient lokali në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Pavarësia”, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit.
Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë lokalit, raporton abcnews.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të vendosjes së lëndës plasëse. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar

