Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka përpunuar rreth 64 për qind të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë se liderët e partive kryesore vazhdojnë të dominojnë garën brenda subjekteve të tyre politike.
Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeson Albin Kurti me 149,801 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 117,732 vota. Në pesëshen më të votuar të LVV-së renditen edhe Albulena Haxhiu me 68,090 vota, Hekuran Murati me 59,391 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 55,222 vota, shkruan lajmi.net.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari deri tani është Bedri Hamza me 74,349 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 46,499 vota, Arian Tahiri me 40,413 vota, Uran Ismaili me 36,322 vota dhe Sala Jashari me 25,267 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, listën e prin Vjosa Osmani-Sadriu me 49,170 vota, ndërsa pas saj vjen Lumir Abdixhiku me 44,625 vota. Në mesin e kandidatëve më të votuar janë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 34,399 vota, Hykmete Bajrami me 26,997 vota dhe Avdullah Hoti me 24,679 vota.
Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari deri më tani është Ardian Gjini me 25,530 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 22,989 vota, Daut Haradinaj me 17,723 vota, Besnik Tahiri me 15,186 vota dhe Bekë Berisha me 12,379 vota.
Rezultatet mbeten të përkohshme, pasi procesi i numërimit po vazhdon në qendrat komunale të numërimit dhe pritet të ndryshojnë me përfshirjen e votave të mbetura pa u numëruar

