Mër. Qer 10th, 2026

Mbretëria e Bashkuar ndryshon udhëzimin për shtetasit e saj sa u përket udhëtimeve në veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar rekomandimin për qytetarët e saj sa i përket udhëtimit në veri të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar sot, shteti britanik thotë se është ndryshuar rekomandimi për të mos udhëtuar fare në veri dhe se tashmë qytetarët britanikë mund të udhëtojnë në atë pjesë edhe në rastet kur nuk e kanë të domosdoshme.

“FCDO (Ministria e Jashtme Britanike) nuk këshillon më kundër çdo udhëtimi përveç atij thelbësor për komunat: Zveçan, Zubin-Potok, Leposaviq dhe pjesët e Mitrovicës Veriore të lumit Ibër”, thuhet në njoftim.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar kishte këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtonin fare në pjesën veriore të vendit, përveç kur e kanë pasur të domosdoshme.

#Kosovo: FCDO no longer advises against all but essential travel to the municipalities of Zvečan, Zubin Potok and Leposavic, and areas of Mitrovica north of the river Ibar. New information about northern Kosovohttps://t.co/FFdUbhyujq pic.twitter.com/pMBZT8k85l

— FCDO Travel Advice (@FCDOtravelGovUK) June 10, 2026

Postime të Ngjashme