Hën. Qer 8th, 2026

Franco Foda i lumtur, por edhe kritik: Mund të shënonim më shumë, tani shkoni në pushime sepse i meritoni!

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Andorrës në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Trajneri Franco Foda u paraqit në një intervistë për FFK-në duke treguar për ndeshjen,

Gjermani ishte i lumtur me paraqitjen, por edhe kritik ndaj lojtarëve të tij, duke thënë se meritonim më shumë gola dhe se atyre u mungoi pasimi final.

“Ishte një fitore plotësisht e merituar. Thjesht duhet të kishim shënuar edhe një ose dy gola më shumë. Megjithatë jam shumë i kënaqur, me paraqitjen e ekipit, të gjithë lojtarët morën minuta në fushë.

“Kjo ishte gjëja më e rëndësishme dhe askush nuk u lëndua.

“Sot i dhëm mundësinë secilit lojtar që të tregojë veten në fushë. Të gjithë lojtarët e rinj treguan se kanë merituar ftesën në ekip.

“Matoshi shënoi një gol të mrekullueshëm dhe jemi shumë të kënaqur me lojtarët që ishin për herë të parë me ne.

“Por siç thashë, në përgjithësi ishte një paraqitje shumë e mirë ekipore. Që nga fillimi luajtëm me shumë ritëm në sulm.

“Shumë shpesh arritëm të depërtonim nga krahët dhe të krijonim situata të rrezikshme për kundërshtarin. Shpesh nga mungoi edhe pasimi i fundit vendimtar, megjithatë fitorja ishte plotësisht e merituar.

“Tani lojtarët mund të shkojnë në pushimet e tyre të merituar”, u shpreh Franco Foda

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit miqësore para takimeve zyrtar në muajin shkurt për UEFA Nations League.

Postime të Ngjashme