Sht. Maj 30th, 2026

Nga Fushë-Kosova, Abdixhiku prezanton vizionin për zhvillim dhe mirëqenie familjare

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar tubimin e radhës në Fushë-Kosovë, ku para qytetarëve prezantoi vizionin e tij për një Kosovë me më shumë kujdes për familjen, zhvillim ekonomik dhe mundësi për të rinjtë.

Abdixhiku tha se programi i tyre synon fuqizimin e ekonomisë familjare, rritjen e investimeve kapitale dhe ndërtimin e një shteti që, sipas tij, punon për qytetarët dhe nevojat e tyre të përditshme.

“Mes shumë qytetarëve, prezantuam vizionin tonë për një Kosovë që kujdeset për familjen, fuqizon ekonominë familjare, krijon mundësi për të rinjtë dhe sjell zhvillim që ndihet në jetën e përditshme të secilit qytetar”, ka shkruar Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij:

Tubimin e radhës e mbajtëm në Fushë Kosovë.

Mes shumë qytetarëve, prezantuam vizionin tonë për një Kosovë që kujdeset për familjen, fuqizon ekonominë familjare, krijon mundësi për të rinjtë dhe sjell zhvillim që ndihet në jetën e përditshme të secilit qytetar. Folëm për zotimet tona konkrete, për investimet kapitale dhe për një shtet që punon për njerëzit.

Në Fushë Kosovë garojmë me kandidaten tonë, Vesa Piskala, me numër 66.

Mbështetja, energjia dhe besimi që po marrim gjithandej janë shenja të qarta të një momentumi të ri. Bashkë, drejt ndryshimit.

Postime të Ngjashme