Mar. Maj 26th, 2026

Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027 – zbardhet agjenda

Sot në orën 19:00 në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe për anëtarësimit e Shqipërisë në BE.

Para nisjes së konferencës, kryeministri Edi Rama do të japë një deklaratë për mediat.

Deklarata e kreut të ekzekutivit do të pasohet me një foto familjare me përfaqësuesit e qeverive të ndryshme evropiane dhe në orën 19:00 do të nisë zyrtarisht konferenca.

Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrollin financiar.

AGJENDA

Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.

Ora 18:55 – Foto familjare;

Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare

Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp

Postime të Ngjashme