Kandidati për deputet nga AAK, Arbër Tolaj ka thënë se aksidentet e shpeshta rrugore po na marrin jeta njerëzisht çdo ditë.
Sipas Tolajt, shteti nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar aksidentet për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
“Si kandidat për deputet dhe si Aleancë do të punojmë që të rrisim ndërgjegjësimin, por mbi të gjitha të shtrëngojmë masat ligjore, të shtohet monitorimi me kamera i akseve kryesore dhe të investohet në infrastrukturë më të sigurt”, ka shkruar ndër të tjera Tolaj.

