Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për 8 qershor procesin e veçuar të të bashkëpandehurve të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
Siç raporton A2 CNN-i, seanca e së hënës u shty për shkak të mungesës së të pandehurës, Ema Çoku.
Në këtë proces të pandehurit Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Dështimi i seancës beri të pamundur edhe leximin e konkluzioneve përfundimtare të SPAK-ut

