Sot zhvillohet java e fundit e Ligës së Parë të futbollit kosovar.
Katër skuadra të cilat janë në garë për tu inkuadruar në Superligë, do të përballen me njëra-tjetrën, ku gjithçka do të vendoset në 90 minuta, .
Në Gjakovë, Vëllazimi do të jetë nikoqire e skuadrës së Vushtrrisë.
Kuqezinjtë janë në vendin e katërt, me 70 pikë, dy më pak se vushtrriasit.
Derbi tjetër do të luhet në qytetin e Ferizajit, ku Dinamo do të luaj me Lirinë.
Skuadra nga Ferizaji ka 71 pikë, derisa ajo nga Prizreni ka 68 pikë.
Nga kjo situatë, Feronikeli ’74 e cila ka 71 pikë, ka ndeshjen më të lehtë, ku do të luaj si mysafire e Ramiz Sadikut.
Kujtojmë që prej pesë skuadrave, dy prej tyre do të inkuadrohen direkt në Superligën e Kosovës, derisa skuadra e tretë do të luaj në barazh.



